Historia

Nga një aktivitet tipografik, në një shumëkombësh.

1908Origjina - Historia jonë fillon në Itali në fillim të shekullit të njëzetë, pikërisht më 1908, me themelimin e Tipografisë "Popolare", një punëtori e vogël bazuar në traditat dhe artin e kulturës së shkruar. Aktivitetet e para frytdhënëse të Giovanni Abramo, stërgjysh i një familje me sipërmarrës të suksesshëm edhe sot në gjeneratën e katërt, e kanë karakterizuar strukturën e kompanisë si një pikë referimi në tregun e stampimit të disa gazetave dhe revistave të asaj kohe duke qënë me rëndësi të madhe në Kalabri; dhe kjo përfundimisht pohoi rolin e shtypit në realitetin social dhe ekonomik të Catanzaro dhe Kalabri. Ky rol është ruajtur në vitet e mëvonshme duke kërkuar vëmendje të vazhdueshme ndaj nevojave për zhvillim lidhur me shtypin dhe teknologjitë e aplikuara.

1950Kthimi i sipërmarrësve - Kompania ka kaluar gjatë gjithë shekullit të njëzetë duke adoptuar vazhdimisht teknologjitë më të mira në mënyrë që të sigurojë produkte cilësore dhe të kënaqshme te konsumatorët me kërkesa teknike sfiduese. Në mesin e shekullit, me ardhjen e brezit të dytë të sipërmarrësve, tipografia "Popolare" ndryshoi emrin e saj në Abramo Arte Grafike dhe gjatë viteve ka rritur aftësinë për të përmbushur kërkesat për produkte grafike për entitetet publike (mes konsumatorëve të rajonit Calabria, për të cilin është shtypur dhe shpërndarë Buletini zyrtar i rajonit), në sajë të konkurrencës së ofertave e cilësisë së produkteve dhe pajisjeve për shërbimet e stampimit. Ky zhvillim shënoi kalimin nga një realitet artizanal në një biznes të vogël.

1980Suksesi i shërbimeve të integruara - Rinovimi i vazhdueshëm dhe kërkimi për cilësi më të lartë, kanë lejuar hyrjen e klientëve të rëndësishëm: në fund të viteve '80 ", Instituti prestigjoz i Enciklopedisë italiane Treccani filloi të përdorë Abramo Graphics për shtypjen e vëllimeve të tij. Njëkohësisht, furnizimi i produkteve të stampuara komerciale dhe cilësia e lartë u pasuruan, gjatë kalimit të viteve '90 me ekonominë e re, shërbime logjistike të integruara dhe e-prokurimi, shtypjen, mbulimin dhe shpërndarjen e korrespondencës, shërbime të menaxhimit të dokumentave optike nga marrja paraprakisht e nevojave të klientëve në organizata të mëdha e komplekse. Në këtë kohë, Abramo Graphic ndryshon emrin në Abramo Printim dhe Logjistikë.
1997Rritja në shekullin e fundit - Si pjesë e proçesit për të krijuar një ofertë të shërbimeve të integruara, u përshtat në vitin 1997 lindja e Abramo Customer Care SpA, e cila ka qënë në një kohë të shkurtër një kompani udhëheqëse në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për furnizimin e shërbimeve të integruara BPO (Reduktimi i Proçeseve të Biznesit) e specializuar në aktivitetet e para frontline(zyrë teknike, tregtare, administrative) dhe back office.
Në vitet që do të vijnë, Abramo Customer Care S.p.A. do të hapë degë të reja në Calabria, Lazio, Siçili.

2009Internacionalizimi - Me përvojën e 12 viteve në menaxhimin e qendrave të kontaktit dhe suksesit për arsye të organizimit, proçeseve dhe teknologjive të reja të zhvilluara për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve, në vitin 2009 Abramo arrin në Tiranë, Shqipëri, duke hapur Albacall. Pesë vjet pas suksesit, Grupi Abramo investon sërish jashtë vendit, me qëllim për të zgjeruar kapacitetet multimarket dhe shërbimin shumëgjuhësor, dhe qasjet në treg me logjikën e segmentimit. Në vitin 2014 prezantohet në Berlin si Abramo Deutschland dhe në vitin 2015 në Sao Paulo, si Abramo do Brasil. Grupi Abramo qëndron i fortë në nivel ndërkombëtar dhe përforcon vizionin e tij të një kompanie globale.
2016E tashmja dhe e ardhmja - Me kalimin e viteve, në sajë të zgjerimit të vazhdueshëm deri në shtatëdhjetë mijë metra katror të sipërfaqes të mbuluar në ditët e sotme, rritjes në specializimin e shërbimeve të ofruara dhe zgjerimit të eksperiencës, ne u bëmë një ndër lojtarët kryesor në tregun e zgjidhjeve të integruara dhe një lojtar lider në tregun ndërkombëtar të qendrave të kontaktit. Sot, ne paraqesim veten si konsulentë BPO në kredi - menaxhim, në bazë të njohurive të thella të fituara në seksione të ndryshme të tregut. Ne shohim te e ardhmja, nepermjet institutit “Abramo Solution Foundry” i cili ka si qëllim kërkimin dhe inovacionin e teknologjive të inteligjencës, zhvillimin e produkteve të tilla si CRM social dhe menaxhimi i forcës së punës dhe duke parashikuar sfidat e së ardhmes të tregut global.

Galeria